Të paktën 85 persona janë vrarë në një përleshje në një shkollë në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa gjatë shpërndarjes së donacioneve për Ramazan, thonë zyrtarët.
Pamjet nga videot në rrjetet sociale tregojnë skena kaotike pas incidentit në zonën Bab-al-Yemen të qytetit.
Agjencia e lajmeve Reuters raporton se qindra njerëz u mblodhën në shkollë për të marrë donacione në vlerë prej 9 dollarë (7 £) për person.
