Të paktën 50 persona e kanë humbur jetën ose janë zhdukur kur u rrëzua miniera për ari në Republikën Demokratike të Kongos, kumtoi organizata lokale joqeveritare.
Miniera u rrëzua dje pasdite në afërsi të Kamitugas, në lindje të vendit, njoftuan mediumet britanike.
Organizata joqeveritare lokale “Iniciativa për mbështetje dhe mbrojtje sociale të grave” kumtoi se miniera është rrënuar në brendësi dhe se në atë kohë në të ka pasur 50 të rinj.
Në rrjetet sociale janë shfaqur fotografi në të cilat shihet si qindra njerëz janë mbledhur rreth hyrjes në minierën e rrënuar, shtojnë mediumet britanike./MIA
