Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, ka bërë të ditur se nuk synon të kandidojë për presidencën e FIFA-s.
Në një intervistë për podkastin “The Rest is Politics”, Ceferin tha se është i kënaqur me punën e tij në UEFA dhe se nuk është i interesuar për postin e kreut të FIFA-s.
“Unë nuk jam i interesuar. Më pëlqen UEFA dhe puna që bëj aty. Besueshmëria ime është shumë më e rëndësishme dhe nuk jam i interesuar për atë post”, tha Ceferin.
Ceferin konsiderohet si një nga kundërshtarët kryesorë të presidentit aktual të FIFA-s, Gianni Infantino, i cili së fundmi është përballur me kritika pas dështimit të planit për përfshirjen e investitorëve privatë në organin drejtues të futbollit botëror.
Ndërkohë, sipas “Sky Sports”, një nga kandidatët potencialë për presidencën e FIFA-s është Victor Montagliani, presidenti i Konfederatës së Futbollit të Amerikës së Veriut, Qendrore dhe Karaibeve (CONCACAF) dhe aleat i Ceferinit në përplasjet me Infantinon.
Infantino, ndërkohë, ka nisur të shfaqet sërish publikisht në aktivitetet e FIFA-s, pas disa javësh gjatë të cilave kishte qëndruar më i tërhequr për shkak të presionit të madh.
