Të paktën 40 persona humbën jetën në një aksident në Brazil

TË FUNDIT

Të paktën 40 persona humbën jetën në një përplasje mes autobusit dhe një kamioni në shtetin federal brazilian Sao Paollo.

Në vendin e aksidentit kanë ndërruar jetë 37 persona, përderisa edhe tre të tjerë kanë ndërruar jetë në spital.

Ende nuk dihet numri i të lënduarve në aksident.

Gjithashtu ende nuk dihet as shkaku për përplasjen.