Të paktën 326 të vrarë nga protestat në Iran

TË FUNDIT

Të paktën 326 persona kanë mbetur të vdekur nga protestat në Iran.

Kjo është bërë e ditur nga grupi i OJQ-së iraniane për të drejtat e njeriut me bazë në Norvegji.

Kjo shifër përfshin 43 fëmijë dhe 25 gra.

Irani po përballet me protesta tashmë dy muaj, që pas vdekjes së Mahsa Amini – 22 vjeçarja që vdiq pasi u arrestua nga Policia.

Që nga fillimi i protestave, vdekjet janë regjistuar në 22 provinca, sipas IHRNGO.

Autoritetet iraniane kanë akuzuar të paktën 1 mijë njerëz në provincën e Teheranit për përfshirje në protesta./21Media