Të paktën 27 palestinezë janë plagosur në përleshjet e sotme mes forcave policore izraelite dhe palestinezëve në afërsi të xhamisë Al Aksës në Jerusalem, kumtoi Gjysmëhëna e Kuqe palestineze, duke shtuar se dy persona janë në gjendje të rëndë.
Policia kumtoi se në përleshjet kanë filluar rreth orës katër, kur palestinezët kanë filluar të hedhin gurë dhe kapsula mbi tempull, transmetuan mediat izraelite.
Përleshje të njëjta shpërthyen të premten e kaluar myslimanët e shënojnë muajin e shenjtë të Ramazanit.
Në mëngjesin e sotëm palestinezët kanë hedhur gurë ndaj policëve në portin që çon drejt faltores, deklaruan dy dëshmitarë palestinezë.
