Të paktën 19 persona vdiqën nga zjarri në një bllok apartamentesh

TË FUNDIT

Të paktën 19 persona, përfshirë nëntë fëmijë vdiqën sot pas një zjarri në një ndërtesë apartamentesh në New York.

Zjarri i së dielës thuhet se filloi në katin e dytë ose të tretë të ndërtesës 19-katëshe në Bronx, shkruan BBC, përcjell tv21.tv

Komisioneri i departamentit të zjarrfikësve, Daniel Nigro e përshkroi zjarrin si “të paprecedentë”.

Ky zjarr shpërtheu disa ditë pas zjarrit në një tjetër ndërtesë apartamentesh, në qytetin e Filadelfias, nga i cili vdiqën 12 njerëz, përfshirë tetë fëmijë./21Media