Të paktën 11 persona janë vrarë këtë të diel në një sulm të armatosur në një lokal të qytetit Belem, në Brazil.
Viktimat janë 6 gra dhe 5 burra.
Sulmuesit ishin shtatë burra që hynë në lokal të maskuar dhe të armatosur duke qëlluar klientët dhe punëtorët e vendit, transmeton rtv21.tv.
Në vendin ku ndodhi ngjarja kishte prezencë të madhe të njerëzve, por ata kanë arritur të shpëtojnë.
Policia civile ka nisur hetimet për rastin, por nuk ka asnjë informacion rreth motiveve e këtij sulmi. Deri tani nuk ka asnjë person të arrestuar.
Muajt e fundit qeveria federale kishte dërguar në Belem trupa të Gardës Kombëtare për të forcuar sigurinë në qytet./21Media
