Të paktën 11 emigrantë nga Afrika e kanë humbur jetën pasi anija me të cilën kanë udhëtuar është përmbytur në afërsi të Tunizisë.
Mes viktimave ka edhe fëmijë. Emigrantët kanë tentuar përmes Detit Mesdhe të arrijnë deri tek ishulli italian Lampeduza.
Roja bregdetare e Tunizisë ka gjetur trupa të shtatë grave dhe tre fëmijëve në afërsi të qytetit Sfaks. Në anije ishin rreth 30 njerëz, ndërsa roja bregdetare është në kërkim pa të zhdukurve.
Në ujërat e Tunizisë, vitin e kaluar janë mbytur rreth 90 emigrantë, pasi u përmbyt anija me të cilën nga Libia janë nisur drejt Evropës. fb/
