Numri i të vdekurve në tërmetin e fuqishëm që e goditi rajonin e Egjeut të Turqisë është rritur në 102, kumtoi sot Drejtoria për gjendje të jashtëzakonshme e Turqisë (AFAD), njoftoi agjencia e lajmeve Anadollu.
AFAD bëri të ditur se gjithsej 143 persona janë duke u mjekuar, gjegjësisht nga 1,026 persona të lënduar, 883 njerëz janë lëshuar nga spitali.
Operacionet e kërkim-shpëtimit në Izmir kanë përfunduar në 12 nga 17 ndërtesat dhe po vazhdojnë në pesë ndërtesa të tjera.
Një tërmet me madhësi prej 6.6 ballëve e tronditi Izmirin të premten, qyteti i tretë më i madh i Turqisë, ku jetojnë rreth 4.37 milionë njerëz.
