“Të padukshëm në shoqëri”, të pastrehët në Maqedoni nuk do të marrin nga ndihma e paralajmëruar

TË FUNDIT

Nga 3000 denarë në muaj, katër muajt e ardhshëm, do të marrin 42 000 qytetarë të kategorive të rrezikuara. Por këtë ndihmë nuk u takon të pastrehëve, për shkak se ata nuk ekzistojnë në sistem. 68 vjeçari Mirosllav Diçevski nga Shkupi tashmë 12 vjet është në rrugë, pasi u divorcua. Para fillimit të krizës ka punuar në Higjienë komunale. Tani nuk ka të ardhura. Ai ende ndihet se mund të punojë, por për shkak të moshës nuk mund të gjejë punë.

“Kriza solli varfëri edhe më të madhe. Nuk kemi të ardhura. Kudo qoftë të shkoj për të kërkuar ndihmë sociale, kërkojnë adresë banimi. Adresë banimi nuk kam. Nuk kam adresë, nuk kam ku të jetoj dhe nuk mund të marr asnjë lloj ndihme“, tha Mirosllav Diçevski.

Mirosllavin e takuam në punktin e të pastrehëve në Momin Potok ku të pastrehët dy herë në javë, të mërkurën dhe të premten marrin vakte. Zakonisht marrin nga një vaktë në ditë.

“Të shtunën nuk është aq e vështirë, por të dielave është më e vështirë, atëherë nuk ka asnjë vaktë”, pohoi Mirosllav Diçevski.

Platforma maqedonase për luftë kundër varfërisë thonë se në Maqedoni nuk ka regjistër të të pastrehëve. Përveç qendrave  pranë Kryqit të kuq, nuk ka qendra të tjera për pranimin e të pastrehëve ku do të mund ta kalojnë dimrin, gjatë ditëve të ftohta.

“Kjo që duhet bërë dhe që ka filluar para pak kohe, por assesi që të përfundohet, është që të evidentohet gjendja e të pastrehëve, të vendosen në një regjistër sipas të cilit do të mund të planifikohen metoda adekuate për ballafaqim me varfërinë e tyre”, tha Biljana Dukovska, kryetare e Platformës maqedonase për luftë kundër varfërisë.

Edhe krahas masave që po ndërmerren për ndihmë të qytetarëve, nuk ndryshohet asnjë në mënyrë sistematike për qytetarët të kategorive të rrezikuara që të jetojnë jetë më të denjë. Mbi 70% nuk marrin as rrogë mesatare, ndërsa shpenzimet e jetës janë mbi shumës së rrogës mesatare. Nëse flasim për rrogë mesatare që do të ishte e denjë për jetesë, e njëjta duhet të jetë më e lartë se rroga aktuale mesatare, tha Dukovska.

“Ajo që mungon te ne, është që të bisedojmë për rrogë të denjë për jetë. Rroga minimale u rrit disa herë që nga momenti kur u miratua ndihma e garantuar minimale dhe debatohej se duhet të ketë nivel të ulët për ta ndjekur rrogën minimale. Rroga minimale u rrit ndërsa ndihma e garantuar minimale nuk po e ndjek këtë rritje. Fjala është se ata që ishin më të rrezikuar, më të varfër i bëmë që të jenë edhe më të rrezikuar dhe më të varfër”, deklaroi Biljana Dukovska, kryetare e Platformës maqedonase për luftë kundër varfërisë.

Sipas të dhënave të fundit të Platformës maqedonase, në 2020 kishte rritje minimale të varfërisë krahasuar me vitin 2019. Për dy vitet e fundit ende nuk ka të dhëna. Por sipas analizave në terren, njerëzit janë më të varfër se në vitet e kaluara. Qytetarët me të ardhura nën 12 mijë denarë konsiderohen më të varfër.