“Të ndalen kompromiset joparimore”, maqedonasit në Bullgari me deklaratë kërkojnë të drejtat e tyre

TË FUNDIT

Maqedonasit në Bullgari përmes një Deklarate po kërkojnë që autoritetet e vendit tonë të ndalojnë me, siç thonë, kompromiset joparimore që i bën me fqinjin lindor. Shoqatat përmes kësaj Deklarate e dënon sjelljen asimiluese të Bullgarisë dhe kërkojnë reciprocitet me vendosjen e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë edhe ata të vendosen në Kushtetutën e Bullgarisë.

“E dënojmë politikën e vazhdueshme të mohimit, diskriminimit dhe asimilimit që zyrtarisht udhëhiqet kundër Maqedonasve në Bullgari. E dënojmë mënyrën në të cilën u zbatua Regjistrimi i fundit i popullsisë në Bullgari, me shumë shkelje të së drejtës për vetëpërcaktim dhe pengesa para maqedonasve që të mund të shprehin përkatësinë e tyre etnike. Nga Maqedonia kërkojmë që të ndalojë me kompromiset joparimore dhe kënaqjen e apetiteve anti-maqedonase të rretheve nacionaliste në Sofje”, thuhet në Deklaratën e organizatave maqedonase në Bullgari.

Për kryeministrin Zaev kjo paraqet përzierje në punët e brendshme të Bullgarisë, duke u thirrur se në Kushtetutën e vendit tonë kjo gjë nuk lejohet. Megjithatë Kushtetuta në nenin 49 parasheh që “Republika kujdeset për pozitën dhe të drejtat e pjesëtarëve të popullit maqedonas në vendet fqinje”. A po e shkel Kushtetutën kryeministri Zaev, ndërsa në anën tjetër po i plotëson të gjithë kërkesat e Bullgarisë?

“Nuk është evropiane, e as fqinjësore dhe miqësore që të përfshihemi në atë që po ndodh në Bullgari, e as që duam që dikush të përzihet tek ne. Ata kërkuan që të vendosen në Kushtetutë, kur Kushtetuta të hapet, edhe bashkësia etnike bullgare. Dhe kjo është e drejta jonë, ne vendosim nëse do të lejojmë ose jo. Njëkohësisht është edhe e drejtë e Bullgarisë siç është edhe e drejtë e jona nëse do të pranojmë Deklaratën që e publikojnë qytetarët e atjeshëm, shtetas të Republikës së Bullgarisë”, deklaroi Zaev.

Në Deklaratën kërkohet gjithashtu që edhe Bashkimi Evropian të mos lejojë keqpërdorim të anëtarësimit dhe të drejtën e vetos dhe të ndalojë me mohimin e pakicës maqedonase.

“Vlerësojmë se ditët e kaluar qartë është treguar se çështjet dypalëshe nuk kanë vend në procesin aderues dhe se duhet të zgjidhen jashtë tij. Ky është argumenti kryesor dhe kjo duhet të ndiqet edhe në aspekt të pakicave që jetojnë në atë vend dhe kanë shtetësi të atij vendi”, tha Anke Hollshtajn, ambasadore e Gjermanisë.

Në Protokollin me 5+1 pika që doli pas Samitit të Ballkanit Perëndimorë në Bërdo të Kranjit, pika një prej kërkesave të Bullgarisë është që bullgarët që jetojnë në Maqedoni të vendosen në Kushtetutë, po nga ana tjetër Sofja zyrtare reagon që të mos kërkohet njohja e pakicës maqedonase në Bullgari.