Të mërkurën fillon vaksinimi anti-Covid në Maqedoni të Veriut

TË FUNDIT

Të mërkurën fillon vaksinimi anti-Covid në spitalin modular në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile në Shkup, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

“Vaksinimi do të fillojë në ora 10, kurse të parët që do të vaksinohen janë personeli mjekësor i cili punon në Klinikën Infektive në Shkup”, njoftojnë nga MSH-ja, transmeton TV21.

Nga atje shtojnë, se sipas planit të miratuar, orari i vaksinimi do të jetë 10 minuta, ndërkaq, emrat e personave që do të vaksinohen do të dërgohen sot, nga sistemi nacional, me orar të saktë dhe datë kur duhet ta pranojnë dozën e parë të vaksinës.

Pasi ta pranojnë dozën e parë, do t’u caktohet termin për dozën e dytë e cila duhet të ndodh pas 21 ditësh.

Ndërkaq, vaksinimi fillon me 4680 vaksinat e kompanisë “Fajzer” të cilat Maqedonia e Veriut i pranoi dje nga Serbia. Deri në fund të muajit shkurt, është paralajmëruar edhe arritja e vaksinave kineze./TV21