“Të mbizotërojë logjika” – Bislimovski shpreson se çmimet e derivateve të naftës do t’i kthehen normales

TË FUNDIT

Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski ka qenë mysafir në “10 Minuta” në TV21.

Duke folur për rritjen e çmimeve të derivateve të naftës, ai tha se ndryshimi i çmimeve vjen si pasojë e rritjes së çmimit në bursën botërore, gjë e cila ndikohet nga gjeopolitika.

“Nuk rriten vetëm te ne, por gjithandej në botë. Për mua ky vendim është i pakuptueshëm, por kjo është kjo, kemi trend të caktuar të rritjes së çmimeve të derivateve të naftës. Unë besoj se do të mbizotërojë logjika, se do të kthehet në një normale siç ishte para një muaji dhe do të stabilizohet gjendja”, tha Bislimovski.