Të hënën të drejtën e votës do të mund ta shfrytëzojnë të infektuarit me Covid-19, të izoluarit , ndërsa të martën të sëmurët kronik.
Tek të infektuarit me Covid-19 dhe tek të izoluarit përveç ekipit vëzhgues do të ketë edhe ekip mjekësor.
Nga numrat e mbledhur rreth votuesve me Covid-19, vërehet qartë se numri i të interesuarve është shumë i vogël. Në Kërçovë, Ohër dhe Strugë nga 584 të infektuar për të votuar janë paraqitur vetëm 127 persona të infektuar dhe izoluar.
Në Kërçovë nga 59 raste aktive persona me Covid-19 dhe të izoluar janë paraqitur vetëm 36 për të shfrytëzuar të drejtën e votës.
KËRÇOVË | NUMRAT |
NUMRI I TË INFEKTUARVE | 68 |
NUMRI I TË INFEKTUARVE AKTIV | 59 |
NUMRI I VOTUESVE ME COVID DHE I TË IZOLUARVE | 36 |
NUMRI I TË SËMURËVE KRONIK | 483 |
Në Ohër kemi numër edhe më të vogël të të interesuarve me koronavirus dhe të izoluarve nga 137 raste aktive vetëm 34 do të votojnë.
OHËR | NUMRAT |
NUMRI I TË INFEKTUARVE | 223 |
NUMRI I TË INFEKTUARVE AKTIV | 137 |
NUMRI I VOTUESVE ME COVID DHE I TË IZOLUARVE | 34 |
NUMRI I TË SËMURËVE KRONIK | 135 |
Ndërsa në Strugë nga 159 raste aktive të infektuar dëshirë për të votuar kanë shprehur vetëm 57 persona.
STRUGË | NUMRAT |
NUMRI I TË INFEKTUARVE | 312 |
NUMRI I TË INFEKTUARVE AKTIV | 159 |
NUMRI I VOTUESVE ME COVID DHE I TË IZOLUARVE | 57 |
NUMRI I TË SËMURËVE KRONIK | 183 |
TV 21 mëson se shtabet komunale zgjedhore e kanë të vështirë të gjejnë mjek për të shoqëruar votimin ditën e hënë, shumica kërkojnë të hiqen nga kjo detyrë duke aluduar se janë në punë ose janë të sëmurë.
Duhet theksuar se kapacitet spitalore dhe mjekësore në këta 3 qytete për tu ballafaquar me Covid -19 janë pothuajse minimale. Qyteti i Kërçovës nuk ka as mjek infektolog e as hapësira për pacientët nëse eventualisht numri rritet. Ndërsa personat e dyshimtë testohen nga mjekë të Manastirit.
Edhe Struga përballet me kapacitet të vogël të ekipit mjekësorë dhe të hapësirave, veçanërisht për personat e prekur me koronavirus.
Qytetarët e Strugës i drejtohen spitalit të Ohrit, edhe në Ohër kapaciteti i spitalit për tu ballafaquar me Covid-19 nuk mund të thuhet se është i dëshirueshëm. Të tre qytetet rastet më të rënda i dërgojnë në Klinikat e Shkupit sepse nuk kanë mjete për t’i trajtuar.