Të hënën koordinim në Parlament për propozimin francez, do të dihet se kur do të jetë seanca plenare

TË FUNDIT

Të hënën mund të dihet se kur do të debatohet në Kuvendin e Maqedonisë për propozimin francez. Në koordinimin e rregullt të së hënës në Kuvend, duhet të diskutohet se kur mund të mbahet seanca plenare për informimin për përmbajtjen e propozim-kornizës negociuese për negociatat për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian. E paqartë është prania e koordinatorit të grupit parlamentar të opozitës VMRO-DPMNE, Nikolla Micevski, i cili kërkoi që të dhënat t’i kthehen qeverisë për shkak se nuk i ka dokumentet kryesore. Lidhur me propozimin francez, dje dolën me qëndrim edhe Komisioni Evropian edhe SHBA.

Loading poll ...

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, tha se për seancën në rendin e ditës të së cilës do të caktohen informatat do të diskutohet në koordinimin të hënën, ku do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane, Bojan Mariçiq, si përfaqësues i qeverisë.