Të gjithë e dinë se ndryshimet kushtetuese duhet të ndodhin, tha Veliçkovski

TË FUNDIT

Ish lideri i Partisë Liberale, iniciator i lëvizjes qytetare “Republika e re”, Ivan Veliçkovski në ClickPlus në TV21 porositi se ndryshimet kushtetuese duhet të ndodhin, dhe këtë e dinë të gjitha partitë politike.

“Jo vetëm për atë se ndryshimet kushtetuese janë të nevojshme për partitë, ata në veçanërisht janë të nevojshme për maqedonasit, pasi në këtë mënyrë ne tregojmë se s’kemi problem që secili të identifikohet ashtu siç dëshiron, sepse ne identifikohemi si maqedonas, pasi ashtu duam”, tha Veliçkovski.