Të gjitha 117 vendvotimet në Tetovë janë hapur me kohë, përcjell TV21. Nazmi Dauti nga Komisioni Komunal Zgjedhor në Tetovë për TV21 njoftoi se fillimisht kishte disa probleme me identifikuesin biometrik, por që tani të gjitha problemet teknike janë tejkaluar dhe se procesi zgjedhor po zhvillohet pa ndërprerje.
“Fillimisht u paraqitën në disa vendvotime disa çështje teknike, apo probleme teknike në lidhje me pajisjen biometrike për identifikim të votuesve, mirëpo pas intervenimit të KKZ në bashkëpunim me përfaqësuesit e IT sektorit, intervenuam dhe këta probleme teknike u larguan. Procesi i votimit vazhdon pa probleme” tha Nazmi Dauti, Komisioni Komunal Zgjedhor.
