Gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet presidenciale në SHBA, rrjeti social Tuiter është përpjekur ta ulë numrin e publikimeve për të cilat mendon se i mashtrojnë njerëzit.
Tuiteri bëri të ditur se gjatë dy javëve të fundit rreth 300.000 publikime janë shënuar si të diskutueshme dhe përmbajtja e tyre do të mund të paraqesë informacion të rrejshëm apo mashtruese për zgjedhjet presidenciale amerikane.
Ky rrjet social ishte kritikuar gjatë zgjedhjeve në vitin 2016 për shkak të mundësimit të përhapjes së informacioneve të paverifikuara, dhe këtë herë, në një klimë të ashpër politike, u përpoq ta ulë numrin e tuiteve për të cilat mendon se i mashtrojnë njerëzit.
Në çdo 500 publikime në periudhën midis 27 tetorit dhe 11 nëntorit, ka mbërritur nga një tuit, bëri të ditur Tuiteri, duke theksuar se në të ardhmen do të vazhdojë të shënojë publikime të diskutueshme.
Përpjekjet e Tuiterit ishin më të dukshme kur bëhet fjalë për publikimet e presidentit aktual të SHBA-së, Donald Tramp, i cili dje publikoi tuit për parregullsi të zgjedhjeve.
Nën publikimin e tij qëndronte paralajmërim: “Ky pretendim për mashtrim zgjedhor është i diskutueshëm”.
