Ekipi i Ndërmarrjes Publike “Rrugët dhe Rrugicat” – Shkup, të dielën (11 tetor), do të kryejë sanimin e gardhit mbrojtës për këmbësorë, i cili është dëmtuar në urën “Binjakët”, në bulevardin “Kiro Gligorov”, përcjell TV21.
Aktivitetet e punës, siç informojnë nga Ndërmarrja Publike “Rrugët dhe Rrugicat” – Shkup, do të zhvillohen nga ora 6:00 deri në orën 8:00 të mëngjesit, në segmentin nga kryqëzimi me rrugën “Industrialja” deri te kryqëzimi me bulevardin “ASNOM”, në drejtim të lagjes Aerodrom.
Për shkak të punimeve, do të mbyllet korsia e majtë e skajshme e komunikacionit, e cila do të shënohet me sinjalistikë përkatëse rrugore për orientimin e pjesëmarrësve në trafik. Korsia tjetër në këtë drejtim do të mbetet e lirë, për të mundësuar qarkullimin e papenguar të automjeteve.
Nga Ndërmarrja Publike “Rrugët dhe Rrugicat” – Shkup u bëjnë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të kenë durim deri në përfundimin e punimeve dhe ta përshtatin shpejtësinë e lëvizjes sipas kushteve në rrugë.
