Të shtunën në Tetovë përballen Shkëndija dhe Shkupi/ Grubi: Publikut nuk i nevojiten tensione dhe ofendime

TË FUNDIT

Të shtunën në Tetovë zhvillohet derbi i ligës së parë të futbollit mes Shkëndisë dhe Shkupit. Para takimit, sot  zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi takoi përfaqësuesit e këtyre dy klubeve, të cilët i njoftoi për ambiciet e ministrisë për Sistem Politik. Qeveria, sipas Grubit ka përgatitë një ligj të ri dhe riorganizim të organeve të shtetit, sipas të cilit Agjencia për rini dhe sport do të duhet të kalojë nën kompetenca të ministrisë për sistem politik.

Në lidhje me ndeshjen e të shtunës Grubi iu uroi suksese të dy ekipeve në gara dhe apeloi që të ndalen tensionet dhe ofendimet mes dy tifozërive.

“Sportit dhe publikut nuk i nevojiten tensione dhe ofendime, por përkundrazi, të gjithë njerëzit që vizitojnë stadiumet shkojnë aty për të kaluar mirë. Andaj ju uroj shumë sukses të dyja klubeve, në këtë garë, por edhe klubeve tjera.”- deklaroi Artan Grubi – zëvendëskryeministri i parë.

error: Content is protected !!