63 vjet nga tërmeti shkatërrues në Shkup 

TË FUNDIT

Më 26 korrik 1963, në ora 05:17, Shkupi u godit nga një tërmet shkatërrues me magnitudë 6.1 sipas shkallës Rihter. Si pasojë, humbën jetën 1.070 persona, rreth 3.000 u plagosën, ndërsa mbi 200.000 qytetarë mbetën pa strehë pasi mijëra objekte u shkatërruan.

Tragjedia ngjalli një valë të madhe solidariteti ndërkombëtar. Dhjetëra shtete dërguan ndihma për rindërtimin e qytetit, ndërsa edhe Kombet e Bashkuara u angazhuan në mbështetjen e Shkupit.

Më 14 tetor 1963, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi njëzëri një rezolutë për ndihmë në rindërtimin e qytetit, duke e shndërruar Shkupin në simbol të solidaritetit botëror. Ajo ditë mbeti në historinë e OKB-së si “Dita e Shkupit”.