“Të dhunshme, represive dhe të padobishme”, Nikollovski reagon ndaj masave të reja shtrënguese

TË FUNDIT

I pyetur për masat e reja të vendosura për mbrojtje nga virusi korona, nënkryetari i opozitares VMRO-DPMNE, Aleksandar Nikollovski, tha se po shihet dështim i Qeverisë në përballjen me krizën me virusin korona. Rikujtoi se ata si parti që në dhjetor, janar dhe shkurt kanë apeluar për furnizim me vaksina që të imunizohet popullata, por në vend të kësak, sipas tij, Qeveria vraponte pas provizioneve, të cilat bënë që vaksinat të mos vijnë në kohë dhe të ketë valë të re infektimesh në pranverë.

 “Koha nuk u shfrytëzua as gjatë kohës së verës që popullata të imunizohet, andaj tash shkohet me disa masa të dhunshme që po i shohim, që janë masa represive, masa të padobishme, që tregon një fiasko të plotë në përballjen me virusin korona dhe gjithë pandeminë, prandaj e gjithë përgjegjësia i drejtohet qeverisë”, tha Aleksandër Nikollovski – nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.