Të bllokuarit në Itali do të kthehen në vendlindje! Osmani: Grupi i parë do të vijë me autobus dhe do të karantinohet

Must Read

Për 24 orë, 155 të arrestuar gjatë orës policore

Në 24 orët e para nga kthimi i masave rigoroze, janë regjistruar  481 shkelje  te personat të...

Dymbëdhjetë shkelje të orës policore në rajonin e Tetovës

Nga ora 7.00 të premten e deri në orën 7.00 të mëngjesit të sotëm SPB Tetovë shënon...

Ohri i stërmbushur me turistë! Mund të jetë një vatër e re e koronavirusit

https://youtu.be/4fXK1Ea2SX0 Pa zhurmë e pa trafik, Shkupin e lam në orë policore...
- Advertisement -

Problemi me riatdhesimin e shtetasve tanë të bllokuar në Itali por merr drejtim. Zëvendëskryeministri Bujar Osmani zbulon për TV21 se ai tashmë e ka pranuar listën me rreth 350 emra të personave, të cilën e ka prezantuar në seancë qeveritare ku dhe janë marrë disa konkluzione. Të parët që do të kthehen janë ata që do të pranojnë të vijnë me autobus dhe të shkojnë në karantinë shtetërore në hotel.

TV21: Cili do të jetë grupi i parë që do të seleksionohet dhe në numër sa mund të jenë?

Grupi i parë prej atyre që pranojnë të vijnë me autobus dhe pranojnë karantinën janë diku 68, nëse eventualisht sot do të shtohet lista, do e vlerësojmë, ata do të mund ti organizojmë ne. Tanimë Ministria e Jashtme e ka marrë obligimin nga shtabi, për të organizuar autobusin dhe për ti sjellë deri këtu” – thotë Zëvendëskryeministër Bujar Osmani.

 Autobusët do t’i organizojë dhe paguajë qeveria, tregon Osmani. E krahas këtij grupi që ka pranuar këto kushte, ai thotë se janë edhe dy kategori të tjera. Një që dëshiron të vijnë me makina private dhe tjetra që kërkon karantinë shtëpiake për shkak se janë me fëmijë nën moshën 5 vjeçare.

“Për këta që kanë fëmijë të vegjël, Komisioni për Sëmundje Ngjitëse duhet të na shqyrtojë një variant për eventualisht testim kur të vijnë këtu e pastaj të shkojnë në izolim shtëpiak. Këtë e presim prej tyre se a është e mundshme ta bëjmë. Ndërsa këta që janë me vetura private do të presim edhe pak për të parë se si mund të kalojë ky konvoj nëpër Serbi dhe vende të tjera sepse ka kufizime që nuk varen nga ne por nga shtete të tjera” – thotë Zëvendëskryeministër Bujar Osmani.

 Data konkrete e nisjes së konvoit të parë ende nuk dihet. TV21 dy ditë me radhë ka raportuar për numrin e madh të shtetasve të bllokuar në Itali, të cilët për shkak të krizës me koronavirusin janë në gjendje të vështirë financiare, të bllokuar nëpër familjarë e miq, disa madje edhe me probleme shëndetësore, duke e pasur të pamundur të vazhdojnë të qëndrojnë më atje. Rrëfenin po ashtu se kishin mbetur në mëshirë të fatit duke qenë se për hallin e tyre nuk merrnin asnjë përgjigje nga përfaqësitë diplomatike të Maqedonisë në Itali dhe nga Ministria për Punë të Jashtme.

  • Tags
  • 2
- Advertisement -

Latest News

Dymbëdhjetë shkelje të orës policore në rajonin e Tetovës

Nga ora 7.00 të premten e deri në orën 7.00 të mëngjesit të sotëm SPB Tetovë shënon 12 raste të mosrespektimit të...

Ohri i stërmbushur me turistë! Mund të jetë një vatër e re e koronavirusit

https://youtu.be/4fXK1Ea2SX0 Pa zhurmë e pa trafik, Shkupin e lam në orë policore dhe shkuam në Ohër.

Tetova në karantinë me 12 raste të reja! Bujqit punojnë në ara por s’dinë a mund t’i shesin produktet

https://youtu.be/aTDMQbY_a8U Në qytetin e Tetovës deri më tani ka 12 raste të reja me Covid 19 nga...

180 raste të reja dhe 2 viktima nga Covid-19! Filipçe: Vala e të infektuarve do të qëndrojë shumë shkurt

https://youtu.be/08d-Th_C48s 180 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vend. 3...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -