Një burrë i armatosur i mori nëntë persona peng në zyrën e një kompanie për pagesën e huasë në Tbilisi, kumtoi policia e Gjeorgjisë.
Autoritetet ngritën padi penale për plaçkitje dhe posedimin e palejuar të armëve të zjarrit, transmeton agjencia TASS.
Televizioni kombëtar i Gjeorgjisë publikoi se një burrë i armatosur ka hyrë në zyrën e kompanisë më herët gjatë ditës.
