Këngëtarin turk Ibrahim Tatlises nuk e ndalin as lëndimet nga aksidenti i tmerrshëm që pësoi gjatë ditës së djeshme. Në rrjetet sociale, por edhe media turke TRT Haber njofton se këngëtarë mbrëmjen e djeshme e ka kaluar duke performuar në koncert. Ai dje përjetoi një aksident të rëndë në qytetin e Bodrumit, ku pësoi lëndime të shumta trupore. Këngëtari legjendar u nis me autoambulancë për të shkuar në restorantin ku duhej të performonte siç ishte planifikuar.
“Ne patëm një aksident sot, Zoti i Plotfuqishëm dërgoi engjëjt e tij, vetura jonë po rrotullohej në përrua. I premtova publikut tim këtë mbrëmje, thashë se do të dal në skenë, faleminderit fëmijëve të mi dhe familjes sime, dua të falënderoj gjithashtu policinë, xhandarmërinë dhe spitalin tonë, ata u kujdesën shumë për ne”, ka thënë Tatlises në fillim të koncertit.
Sabah saatlerinde geçirdiği kaza sonucu ölümden dönen İbrahim Tatlıses, hastaneden konserine gitti. Tatlıses, ayakları alçıda böyle konser verdi.
— Aykırı (@aykiricomtr) August 25, 2022
