Tateshi i epërm dhe i poshtëm prej vitesh pa ujë, banorët të zhgënjyer: Më keq po bëhet e më mirë jo

Must Read

Ministri Nuredini në vetë izolim, do të punojë nga shtëpia

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini njoftoi në profilin e tij në Fejsbuk se...

Napoli fitoi për herë të parë pas pesë vitesh me më pak se 35% të zotërimit të topit

Ekipi i Napolit mbrëmë e ka fituar Real Sosiedadin si ekip mysafir në Spanjë me 1:0 në...

Mbi 418 miliardë denarë ruhen në banka, depozitat po rriten edhe në kohë krize

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut ruajnë 418.644 milionë denarë në bankat në vend. Shumica e depozitave janë...

Fshatrat Tatesh i Epërm dhe i Poshtëm të Strugës edhe këtë sezon veror e kaluan pa ujë. Problem me furnizim me ujë ka nga viti 2000 thonë banorët.


Ndodh që në ditë të kenë ujë vetëm dy orë dhe asnjë minutë më shumë. Një nga banorët që merret me bagëti, i zhgënjyer nga kjo thotë se ujin e ka të nevojshëm por nuk ka asnjë pikë uji.


Ata i kanë humbur shpresat se gjendja me ujin do të rregullohet, duke thënë se më keq bëhet e më mirë jo.


“Në Tateshin e poshtëm nuk kemi ujë dhe shumë problem kemi me ujin, ka afër një muaj te unë në fshatin atje poshtë pikë uji nuk kam. Kam dele, sende, skam as ujë as kurrgjë hiç”.


“Prej në vitin 2000 nuk kemi ujë, thatë është edhe toka nuk bën pa ujë edhe pa plehër nuk bën, ne nuk mbajmë asgjë. Tateshi është për të qa.


“Momentalisht nuk ka, faktikisht neve ka tre muaj që unë nuk kam ujë. E din edhe vetë ndërmarrja që nuk kemi dhe si përdoret uji dhe në çfarë mënyre nuk e di por tek ne nuk ka”.


Kryetari i Bashkësisë lokale të Tateshit të Epërm Petrit Alla tha se në këtë gjendje pa ujë janë prej vitesh. Kur vjen koha e votimeve vinë premtojnë ikin kjo është e gjitha thotë ai.

“Pesë muaj kemi ujë, gjashtë muaj nuk kemi, kështu e kemi gjendjen në Tatesh të epërm. Kërkesa kemi bërë, ata kanë ardhur këtu kanë parë por që të realizohet diçka jo! Më keq vjen më mirë nuk vjen”, tha Petrit Alla – Kryetar i Bashkësisë lokale – Tatesh i Epërm.


Nga Ndërmarrja Publike Komunale Ujësjellësi dhe Kanalizimi thonë se ditëve të fundit ka pasur problem me ujin në Tatesh për shkak se EVN është duke punuar tek burimet e fshatit Shumë dhe e ndërpresin energjinë elektrike. Me këtë ndalen edhe pompat e ujësjellësit.


“Për Tateshin një kohë ne gjetëm zgjidhje, kishte lidhje furnizohej nga fshati Llozhanë. Një periudhë të gjatë Tateshin e kishim pa probleme, por këtë verë kemi probleme dhe e gjithë kjo nga shkaku i thatësirave, dimër pa borë, vjeshtë pa shi, vera e thatë dhe i gjithë problemi është i kohës. Ndërsa problemet teknike ne si ndërmarrje deri në 80% i kemi të zgjidhura ekipet i kemi në teren dhe defektet në kohë sanohen”, thonë nga Ndërmarrja Komunale “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”.


Banorët thonë se faturat e ujit i paguajnë edhe pse ujë gjatë sezonit verorë nuk kanë. Problem me furnizimin e ujit të pijshëm kanë disa pjesë të Komunës së Strugës si në qytet gjithashtu edhe nëpër disa fshatra.

Ministri Nuredini në vetë izolim, do të punojë nga shtëpia

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini njoftoi në profilin e tij në Fejsbuk se është në vet-izolim për shkak...

Napoli fitoi për herë të parë pas pesë vitesh me më pak se 35% të zotërimit të topit

Ekipi i Napolit mbrëmë e ka fituar Real Sosiedadin si ekip mysafir në Spanjë me 1:0 në xhiron e dytë të fazës...

Mbi 418 miliardë denarë ruhen në banka, depozitat po rriten edhe në kohë krize

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut ruajnë 418.644 milionë denarë në bankat në vend. Shumica e depozitave janë për individë, dhe një shumë...

Mickoski propozon testim mujor falas për punonjësit shëndetësor të cilët janë në rrezik më të madh nga Kovid-19

"Në kohën e pandemisë Kovid, për të mbrojtur ata që kujdesen për shëndetin tonë dhe për të shpëtuar jetë, propozoj Qeveria dhe...

Vdes tenori e kompozitori Avni Mula

Ka vdekur këngëtari dhe kompozitori shqiptar Avni Mula. Këtë lajm e ka bërë të ditur përmes Facebook vajza e...

More Articles Like This