Taremi nuk do ta braktisë Olympiacos për të luftuar në Iran

TË FUNDIT

Ndonëse ishte raportuar se ylli i Kombëtares së Iranit, futbollisti Mehdi Taremi, do ta braktisë Olympiacos, për t’u kthyer në Iran, del se kjo është e pavërtetë. Sipas faktoje.al, zyra e shtypit e ekipit të tanishëm të Taremit, Olympiacos, konfirmoi për Facta se lajmi është plotësisht i pabazë. Presidenti i ekipit, Kostas Karapapas, si dhe agjenti i Taremit, Federico Pastorello, gjithashtu e mohuan këtë lajm në Instagram.

“Në orët e fundit, kanë qarkulluar deklarata që i atribuohen Mehdi Taremit, të cilat nuk pasqyrojnë realitetin e situatës. Lojtari është plotësisht i përqendruar në punën e tij, në Athinë, dhe në rrugën e tij profesionale, me përkushtim dhe vendosmëri. Në një periudhë delikate si kjo, është e rëndësishme të shmangen interpretimet jashtë kontekstit ose rindërtimet e pasakta. Ne kemi besim në ndjenjën e përgjegjësisë dhe respektit të të gjithëve,” lexonte deklarata e plotë nga Pastorello.

Ndryshe, Mehdi Taremi është njohur për kritikat e tij të forta ndaj regjimit të Ajatollahëve prej vitesh dhe ka folur shpesh publikisht kundër represionit të tij.