Taravari: Nuk e di nëse do të ketë kandidat tjetër për kryetar të ASh-së

TË FUNDIT

Ushtruesi i detyrës kryetar i ASh-së, Arben Taravari sot pasdite dorëzoi kandidaturën e tij për kryetar të partisë me plot 1865 nënshkrime nga anëtarët e degëve. Taravari falënderoi për mbështetjen ndërsa tha se nuk ka e di nëse edhe dikush tjetër do të dorëzojë kandidaturën.

“Dua publikisht t’i falënderoj të gjithë anëtarësinë tonë, të  gjitha degët e ASh-së të ciltë pa rezervë më kanë përkrahur dhe për një afat prej  një ditë e gjysmë janë mbledhur një sasi e konsiderueshme nënshkrimeve dhe përkrahjes që më mundëson të jem kandidat i mundshëm për kryetar të ASh-së. Afati është deri në mesnatë sonte, nuk e di a do të ketë por ka të drejtë çdo kush, çdo anëtarë që mbledh mbi 400 nënshkrime, ka të drejtë të deponojë te komisioni për kandidim”

Ndryshe, kryetari i ASh-së do të zgjidhet me 17 dhjetor në kongresin e jashtëzakonshëm të partisë në Tetovë. Syria Rashidi nga Komisioni për kandidim tha se Taravari është kandidati i vetëm, ndërsa afati për kandidim mbaron sonte në mesnatë.