Taravari: Nëse inicon Albin Kurti takim liderësh, me kënaqësi do merrnim pjesë

TË FUNDIT

U pyetur nga gazetarët për takim të mundshëm të liderëve të partive politike shqiptare në Maqedoni edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kreu i ASH-së, Arben Taravari tha se me kënaqësi do të merrnin pjesë në takim të tillë.

“Në qoftë se inicon zotëri Kurti, absolutisht, as që diskutohet, me kënaqësi do ishim bashkangjitur edhe një iniciative të atillë. Mendoj se është e dobishme për rajonin për shtetet, për qytetarët që jetojnë në këta shtete”, tha mes tjerash Taravari.