Taravari: Me Filipçen jemi shokë nga Klinika, por asnjëherë nuk është lajmëruar për kafe

TË FUNDIT

Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari në Televizionin Sitel, tha se me ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe janë shokë nga Klinika, por Filipçe asnjëherë nuk i është lajmëruar për kafe, transmeton TV21.

Taravari bëri të ditur se nuk është ftuar në hapjen e Covid Qendrës në Gostivar edhe pse Qeveria më parë e ka detyruar që të bëjë bazë konkrete prej betoni për spitalin modular.

“Ne morëm një urdhër nga Qeveria që Komuna e Gostivarit duhet të bëjë bazën për spitalin e ri modular covid, si dhe të sigurojë një rrjet adekuat shërbimi. E gjitha koshtoi rreth 5 mijë euro. Sidoqoftë, ne disi ia dolëm dhe e përfunduam punën. Pas kësaj, askush nuk më informoi nëse dhe kur do të kishte një hapje zyrtare të spitalit. Unë kuptova se Filipçe mbërriti atje, bëri një fotografi me spitalin modular dhe u largua. Askush nuk më njoftoi dhe nuk më ftoi. Filipçe dhe unë kemi qenë miq që nga Klinika. Ai vjen në Gostivar dhe ai kurrë nuk më lajmërohet për të pirë kafe”, tha Taravari.