Taravari: Listës pozitive iu shtuan edhe 9 barna të reja

TË FUNDIT

Është zgjeruar lista pozitive e barnave në Maqedoninë e Veriut, transmeton TV21.

Nga sot pacientët do të mund të marrin edhe 9 barna të reja.

“Me propozimin tim sot u aprovua nga Bordi i Fondit të Shëndetësisë, Lista e re Pozitive e ilaçeve, me 9 barna të reja.

Nesër do ta nënshkruaj këtë dokument i cili kishte më shumë se 10 vjet që ndalonte shërimin me barna të reja për pacientët tanë.

#Ndryshimi#Vepra“, shkroi Taravari.