Taravari: Le të fitojë më i miri

TË FUNDIT

Kandidati për kryetar të komunës së Gostivarit nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa Arben Taravari në deklaratën për media pas realizimit të drejtës së votës, shprehu optimizëm për rezultatet pas votimit në rrethin e dytë.

“Shpresoj dhe pres që dita e sotme të shkoj mirë në atmosferë demokratike, pa presione. Në mbrëmje pres të fitoj më i miri, ai me më shumë vota. Sipas gjitha gjasave ne po fitojmë dhe jemi absolutisht favorit. Kjo u pa edhe në rrethin e parë, vetëm sot kjo duhet të konfirmohet edhe një herë”, deklaroi Taravari.