Taravari: “Korrupsioni” kryefjalë e raportit të KE-së/ Javën e ardhshme ASh-ja prezanton pakon me kushte për ndryshimet kushtetuese

TË FUNDIT

Pas një analize, siç tha të ekspertëve të Aleancës për Shqiptarët, kryetari në detyrë i partisë opozitare, Arben Taravari, foli për raportin e progresit të Komisionit Europian, i cili, siç shtoi, punën e Qeverisë e vlerëson me notë 2 dhe se fjala “korrupsion” është kryefjala në këtë raport duke u përmendur mbi 67 herë. Sipas Taravarit raporti nxjerrë shumë mangësi, sidomos për punën edhe reformat që bën qeveria.

“Kryefjala e raportit të progresit është korrupsioni, fjala korrupsion në këtë raport shfaqet hiç më pak se 67 herë duke e pohuar atë që e kemi thënë në vazhdimësi se korrupsioni në Maqedoni me qeverisjen LSDM-BDI ka arritur nivelin alarmant edhe të pa parë deri më tani. Raporti konfirmon një të vërtetë tjetër të thënë në vazhdimësi nga Aleanca për Shqiptarë dhe kjo është se ligjet nuk zbatohen.”- deklaroi Arben Taravari, U.D Kryetar ASH.

Taravari u pyet edhe rreth mbështetjes që partia opozitare mund ta japë për ndryshimet kushtetuese, për futjen e bullgarëve në Kushtetutë, për të cilën tha se javën e ardhme do të prezantojnë pakon e kushteve për mbështetjen e ndryshimeve, ndërkaq theksoi se kusht do të jetë edhe heqja e “20%” që i referohet shqiptarëve në Kushtetutë.

“Besoj se nga fundi i javës së ardhshme do t’i lëshojmë të gjitha pakon e kushtit tonë për t’i përkrahur ndryshimet kushtetuese, para do të nisem me takimin e ambasadorëve, ambasadave më të rëndësishme në RMV, mandej para jush dhe para opinionit publik se çfarë është kushti jonë për ta përkrahur ndryshimin kushtetues, respektivisht për t’i futur edhe etninë bullgare në Kushtetutën e Maqedonisë, kurse 20% do të jetë kushti i dytë”- shtoi deklaroi Arben Taravari, U.D Kryetar ASH.

Në lidhje me këtë, javë më parë, zëvendëskryeministri Artan Grubi në Click Plus veçse i llogariste votat e Aleancës për Shqiptarët për ndryshimet kushtetuese, pas çka Taravari deklaroi ASH  këtë herë nuk do t’i japë votat në letër të bardhë, por do të kenë një kërkesë. 

-I keni apo nuk i keni 80?

-Kemi deputetë të cilët, në qoftë se i përjashton “Levicën” dhe VMRO-DPMNE-në janë 74.

-74 a 72?

-74.

-Ndoshta i kam numëruar gabimisht.

-64 shumica parlamentare. 8 ka Aleanca. U bënë 72. Dy i ka BESA 74.”- tha ARTAN GRUBI, ZËVENDËSKRYEMINISTËR I PARË

Futja e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut është një prej kushteve që vendi të nisë bisedimet me Bashkimin Europian, pa u bllokuar nga Bullgaria si vend anëtar i unionit.