Taravari kandidat i vetëm për kryetar të ASH-së/ Thotë se nuk ka bisedime për hyrje në qeveri, premton transparencë

TË FUNDIT

Arben Taravari është kandidati i vetëm për kryetar të Aleancës për Shqiptarët. Kryetari i Komisionit brenda ASH-së, Syrja Rashidi, Taravari ka arritur që në kohë rekord të grumbulloj mbi 1800 nënshkrime.

“Në emër të Komisionit mund të ju njoftoj se sonte përfundimisht përfundon afati i dorëzimit të kandidaturave për kryetar partie dhe kam nderin të informoj se deri më tani, te Komisioni ka arritur vetëm një kandidaturë, kandidatura e prof.dr.Arben Taravarit, nënkryetarit të deritashëm të partisë, dhe ushtruesit të detyrës, kryetar partie deri në kongresin e jashtëzakonshëm”- deklaroi Syria Rashidi, anëtarë komisioni në ASH.

Edhe pse është kandidati i vetëm, Taravari u shpreh se çdo anëtar që arrin të mbledhë 400 nënshkrime, mund që në Kuvend të dalë si kundër kandidat.

“Dua publikisht t’i falënderoj të gjithë anëtarësinë tonë, të gjitha degët e ASh-së të cilët pa rezervë më kanë përkrahur dhe për një afat prej një ditë e gjysmë janë mbledhur një sasi e konsiderueshme e nënshkrimeve dhe përkrahjes që më mundëson të jem kandidat i mundshëm për kryetar të ASh-së. Afati është deri në mesnatë sonte, nuk e di a do të ketë por ka të drejtë çdokush, çdo anëtar që mbledh mbi 400 nënshkrime, ka të drejtë të deponojë te komisioni për kandidim”- deklaroi Arben Taravari, kandidat për kryetar të ASH-së.

Taravari thotë se ASH do vazhdojë të qëndrojë opozitë dhe nëse ka ndonjë bisedim për hyrje në qeveri, u zotua se do të jetë shumë i sinqertë dhe do informohen të gjithë.

“Kur të fillojnë negociatat do ju informojmë, e di se ka spekulime në portale, jemi temë në medium edhe kjo është mirë për Aleancën kur bisedohet për neve por s’ka asgjë konkrete, e di se ka edhe 7-8 ministra që janë me emra dhe mbiemra që tregohen si ministra të ASH-së dhe ju them me plot përgjegjësi se asgjë ka të saktë prej asaj”- pohoi Arben Taravari, kandidat për kryetar të ASH-së.

Përndryshe ditë më parë Taravari u takua me kryeministrin Kovaçevski, takim pas të cilit dolën me deklarata se është folur në përgjithësi për ishin reformat europiane dhe lufta kundër krimit e korrupsionit, ndonëse merret vesh se dera e qeverisë është e hapur për Aleancën, me qëllim përforcimin e shumicës parlamentare.