Taravari i zhgënjyer nga qeverisja e Besës në Tetovë! Demiri: E kuptoj vardisjen për t’u bërë pjesë e qeverisë, por ç’ke me ne?

TË FUNDIT

Kryetari i ASh-së Arben Taravari mbrëmë në Click Plus tha se janë të zhgënjyer me qeverisjen e Besës në Tetovë. Ai tha se kanë pritur më shumë nga Besa, pasi siç shtoi partia e tij ka kontribuar në fitoren e Kasamit në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Tetovë.

 “Respekt për lëvizjen BESA, ne kemi raporte korrekte me Besën edhe pse s’kemi ndonjë bashkëpunim, Jemi pak të zhgënjyer nga qeverisja të cilën e udhëheq në Tetovë, sepse realisht ASH ka ndihmuar atje në raundin e dytë në zgjedhjet lokale, dhe fatkeqësisht feedback-u që e kemi marrë nga Besa nuk ka qenë aspak korrekte me njerëzit e ASh-së”, tha Arben Taravri – kryetar i ASh-së.

E për këtë reagoi sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Abdush Demiri përmes një statusi në facebook. 

 “E kuptoj vardisjen e liderit të ASh-së për t’u bërë pjesë e qeverisë, por nuk e kuptoj çfarë halli ka me Lëvizjen BESA!”, pohoi Abdush Demiri – Lëvizja Besa .

Ndryshe Aleanca dhe Besa janë të vetmet parti opozitare aktualisht në bllokun shqiptar, megjithatë nga ajo çfarë tha mbrëmë Taravari,  partia e Kasamit mund të mbetet e vetme në opozitë.