Ushtruesi i Detyrës, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i ftuar sonte në TV21, tha se nuk i beson “Grupit të zjarrit”, brenda BDI-së sepse atë që bëjnë ata, është luftë për pushtet dhe tendera dhe jo për të bërë reforma në këtë parti.
“Ato janë ngjarje të brendshme nuk dua të hy në analiza të një grupi që është i pakënaqur për interesa të caktuara. Këtu është lufta për pozicione, nuk është lufta për beteja brenda BDI-së për ide dhe reforma. Vazhdimisht ka pasur ngjarje të tilla në BDI, por janë të tilla për pozicione dhe tenderë kush do fitojë më shumë pushtet. Të dalin grupe sa të duash, nuk ndryshon asgjë në BDI. Kanë kontradikta për atë që e thonë para 10 ditëve.”, tha Taravari.
