Taravari: Deputetë të shumicës aktuale ishin të gatshëm të bashkohen me ne pas rrëzimit të Qeverisë

TË FUNDIT

Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët në paraqitjen e tij në ClickPlus në TV21 tha se deputetë të shumicës aktuale kanë qenë të gatshëm të bashkohen shumicës së re, pas rrëzimit të Qeverisë.

“Ne kishim bile oferta edhe prej shumë deputetëve, themi edhe 5-6 deputetë të cilët anëtarë të partive më të vogla janë pjesë e kësaj shumice, kësaj që do bëhet 64 e që tash është 60, kanë qenë të pakënaqur dhe kanë thënë që në qoftë se rrëzohet Qeveria, ne jemi të gatshëm të participojnë në Qeverinë e re, pasi kanë pasur paknaqësi brenda koalicionimit, pakënaqësi që janë premtuar prej kryeministrit”, tha mes tjerash Taravari.