Taravari: ASH-ja ka rreth 12.000 anëtarë! Vazhdon ideja për bashkimin e VLEN-it në parti

TË FUNDIT

Kreu i Aleancën për Shqiptarët, Arben Taravari tha se kongresi i sotëm i partisë në Tetovë është kongres i konsolidimit të partisë, përcjell TV21. Taravari tha se sot pritet të zgjidhet Kuvendi Qendror i partisë, organ ky që duhet të zgjedh Kryesinë e partisë.

“Anëtarë nuk mund të them, por në bazë të anëtarësimeve që i kemi bërë ,tash diku 11.000-12.000 anëtarë gjithsej ka Aleanca për Shqiptarët”, theksoi Taravari.

I pyetur nëse është shuar ideja për shëndërrrim të koalicionit VLEN në një parti, Taravari tha se kjo ide vazhdon.

“Ideja për bashkimin e VLEN-it vazhdon, por tash për tash, sa më të fuqishëm të jenë të gjitha partitë, aq më e fuqishme edhe VLEN-i. Kështu që nuk diskutohet aspak bashkëpunimi mes VLEN-it dhe funksionimi i mëtutjeshëm i VLEN-it”, deklaroi Taravari.