Gjuha u shndërrua në një barrierë të pabesueshme në relacionet mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, konsideron Mihail Ivanov, profesor në Fakultetin e ri të Bullgarisë, ish-këshilltar për çështje etnike të Presidentit Zhelev dhe bashkëthemelues i Klubit për Miqësi Bullgaro-Maqedonase. I pyetur nëse është e mundur që Qeveria e Bullgarisë të vazhdojë me rishikimin e vendimit për hapje të perspektivës evropiane të Maqedonisë, Ivanovi me përgjigje se nuk është e mundur dhe se Bullgaria nuk do ta bëjë këtë.
“Problemi me hapjen e negociatave aderuese me Maqedoninë sikur të ketë kaluar në plan të dytë. Nga ana tjetër, Bullgaria për momentin nuk ka shumë hapësirë manovruese, pasi gjërat tani janë në Komisionin Evropian, i cili do t’i udhëheqë negociatat me Republikën e Maqedonisë”, tha profesori Mihail Ivanov.
Kërkesën për futjen e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë, profesori Ivanov e cilësoi si “këmbëngulje të pamenduar mirë”. Nacionalistët tanë bullgarë thonë se duan të vendosin linjë të qartë kushtetuese dhe etnike mes maqedonasve dhe bullgarëve, kurse nga ana tjetër thonë se jemi popull i njëjtë, thekson ai.
“Përfshirja në Preambulë së bashku me popullin maqedonas si bashkësi e veçantë etnike, bashkë me shqiptarët, serbët, turqit, boshnjakët si për bashkësitë e tjera etnike. Jorastësisht këtë kërkesë e kundërshton organizata kryesore e bullgarëve nga Maqedonia, nga Shkupi dhe insiston që e njëjta të hidhet poshtë. E pyes veten – pse nacionalistët bullgarë me zë të lartë trumbetojnë se bullgarët dhe maqedonasit janë popull i njëjtë ndërsa në të njëjtën kohë dëshirojnë të imponojnë dallim të qartë kushtetues dhe etnik midis maqedonasve dhe bullgarëve?”, shtoi Ivanov.
Sipas tij, mosnjohja e gjuhës maqedonase ka shkaktuar një “formulë artificiale” me të cilën në fakt bëhet përpjekje “të mos thuhet se e njohin gjuhën maqedonase”. Pikërisht, kjo situatë ka krijuar barrierë në relacionet mes të dyja vendeve.
