“Tani jam i lirë”, Ranieri lë të hapur mundësinë për të drejtuar Italinë

TË FUNDIT

Trajneri veteran italian, Claudio Ranieri, ka lënë të hapur mundësinë që të marrë drejtimin e Kombëtares së Italisë në të ardhmen, duke deklaruar se tani është i lirë dhe i gatshëm të përgjigjet pozitivisht nëse vjen një ofertë nga federata italiane.

Ranieri foli gjatë ceremonisë së çmimeve “Gianni Di Marzio”, ku pranoi se më herët kishte refuzuar një rol te Italia për shkak të angazhimit me Romën.

“I thashë jo Italisë më parë sepse kisha një punë te Roma dhe nuk mund t’i bëja dy role njëkohësisht. Tani jam i lirë, kështu që nëse dikush telefonon, pse jo? Kur të thërret vendi yt, ti thua po”, deklaroi ai.

Tekniku 74-vjeçar u pyet nëse do ta pranonte një rol si trajner apo drejtor në përfaqësuese, ndërsa përgjigjja e tij ishte e shkurtër:

“Nuk e di, por kur të thërret kombëtarja, ti thua po dhe kaq”.

Ranieri mbetet një nga trajnerët më të respektuar italianë, i njohur veçanërisht për triumfin historik me Leicester City. në Premier League. Ai gjithashtu komentoi situatën e klubit anglez, që tashmë ka rënë në kategorinë e tretë, duke e cilësuar si “për të ardhur keq”.