Afganët me dokumente valide do të mund të udhëtojnë jashtë vendit pas tërheqjes së kontingjentit ushtarak amerikan nga Afganistani, ka deklaruar në Doha, përfaqësuesi i lëvizjes radikale talebane në bisedë me ambasadorin gjerman në Kabul, Markus Pocel.
“Drejtori Stanekzai (zëvendësshef i zyrës politike të lëvizjes në Katar, Shir Mohamed Abas Stanekzai) më bindi se afganët me dokumente legale do të mund të udhëtojnë me fluturime komerciale pas 31 gushtit, shënoi në Tuiter Pocel, i cili e udhëheq delegacionin gjerman në negociata.
Në të njëjtën kohë, Suhail Shahin, zëdhënës i zyrës politike talebane në Doha, në Tuiter informon se shkuarja në kohë e trupave ndërkombëtar nga Afganistani do të jetë parakusht për vazhdimin e fluturimeve civile.
Fluturimet për evakuim të organizuara nga ushtarët e Bundesverit në Kabul pritet të ndalen pas tërheqjes së ushtarëve amerikan nga Afganistani.
