Talebanët kanë vrarë të paktën 10 ushtarë afganë në sulmin në provincën Kunduz

TË FUNDIT

Të paktën dhjetë pjesëtar të forcave afgane të sigurisë u vranë kur talebanët sulmuan një pikë kontrolli në provincën veriore të Kunduzit, kumtuan sot autoritetet afgane.

Pothuajse 11 anëtarë të tjerë të forcave të sigurisë u plagosën në sulmin e natës në zonën Imam Saheb, deklaruan tre këshilltarë të provincës për DPA.

Të paktën shtatë ushtarë janë plagosur në provincën juglindore të Gazni, pasi forcat qeveritare qëlluan një taleban kamikaz që po voziste automjet të blinduar të ngarkuar me eksploziv, kumtuan autoritetet lokale.

Një zëdhënës i guvernatorit të provincës, Vahidullah Jumazada, deklaroi se talebanët kishin sulmuar bazat e sigurisë rreth kryeqytetit të provincës nga disa drejtime, por sulmet ishin zmbrapsur nga forca ajrore.

“Një civil u vra gjatë bombardimeve të automjetit të tij”, tha Jamuzada.

Dhuna në Afganistan ka vazhduar përskaj bisedimeve paqësore aktuale mes qeverisë afgane dhe talebanëve në Doha që nga mesi i muajit shtator. Talebanët deri më tani kanë refuzuar të pranojnë armëpushim. Qëllimi i negociatave është t’i japë fund luftës që vazhdon me dekada, por deri më tani nuk ka pasur progres në negociata.