Talat Xhaferi tregon se çfarë “kupton njeriu kur mbush 60 vjeç”!

TË FUNDIT

Kreu i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka shënuar sot 60-vjetorin e lindjes, shkruan TV21.

Me këtë rast, ai ka falënderuar të gjithë ata që uruan dhe ka bërë të ditur se çfarë kupton një njeri kur mbush të 60-tat.

“Në moshën 60 vjeçare plotësisht e kuptojmë thelbin e jetës dhe fjalët e paraardhësve tanë, se esenca e jetës është familja, çastet e kaluara me më të afërmit dhe me miqtë. Të dashur miq, Ju faleminderit për urimet e bukura dhe të sinqerta për jubileun tim”, shkroi Xhaferi në Facebook.