Taksa prej 33%, marrëveshja me SHBA-të rreth taksave doganore ende nuk është finalizuar

TË FUNDIT

Vendosja e 33% të taksës doganore për produktet e Maqedonise sipas kryeministrit Mickoksi ka qene gabim dhe se shpejti do të përmirësohet. Ai tha se derisa gjithçka nuk është gati, nuk mund të shpalos për çfarë negociohet me Uashingtonin. Ndërsa se procesi mund të prolongohet tregon edhe e dhëna se deri në këtë moment mbi 50 vende në botë kërkojnë negociata të drejtpërdrejta për të ulur taksat doganore nga ana e SHBA-ve.


Mickoski thotë se pasojat e drejtpërdrejta nga këto tatime doganore nuk do të jenë të mëdha.

“Sa i përket asaj se cila pjesë e ekonomisë do të goditet, mund të them se efektet dytësore do të jenë më të mëdha përkatësisht nëse themi se vendet nga BE-ja nuk arrijnë ta tejkalojnë gjithë këtë me SHBA-në. Atëherë efektet do të ishin shumë më të mëdha, se sa tani efektet primare që ne i kemi drejtpërdrejtë në nivel bilateral me SHBA-në”, tha kryeminsitri i vendit, Hristijan Mickoski.

Për ilustrim, eksporti i Maqedonise në SHBA është rreth 1.5%, ndërsa në BE rreth 70% nga eksporti i përgjithshëm i vendit.


Ndërsa kompanitë ndërkombëtare që janë në Zonat zhvillimore industriale teknologjike (ZZHIT) janë në ngërç serioz për shkak të taksave doganore amerikane. Tani për tani vetëm një kompani APTIV paralajmëroi largim nga vendi, ndërsa kompanitë tjera presin të shohin çfarë do të ndodh, para së gjithash në relacionin BE-SHBA.

“Me pjesën më të madhe komunikomë çdo ditë dhe të gjithë, si të them, janë në gjendje të pritjes. Presin të ketë pasoja. Megjithatë çdo kompani multinacionale punon që të ketë pasoja sa më të vogla në punën e saj. kështu që do të duhet të presim që të shohim së paku të kalojë pjesa e parë e vitit 2025”, u shpreh Goce Dimovski – drejtor i ZZHIT.

Përndryhe BE si dhe pjesa më e madhe e botës, përveç Kinës ende po shqyrtojnë me çfarë masash t’i përgjigjen tatimeve doganore amerikane. BE të mërkurën do të dalë me qëndrim dhe mendohet nëse duhet të shkojë me kundër masa të ashpra apo t’i japë kohë negociatave, ndërsa vendi i vetëm që menjëherë u përgjigje me masa drastike ishte Kina e cila vendosi tatkime doganore reciproke prej 34% dhe ndaloi eksprot të disa mallrave dhe shërbimeve të caktuara.


Sot bursat europaine dhe aziatike tregtimin e hapën me rënie drastike të vlerës së aksioneve dhe indekseve.