Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot kishte takim me Kryetarin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM-së), Muhamed Sejdini. Duke e uruar për suksesin e arritur në debitimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kampionatin e sivjetëm Evropian, Osmani e falënderoi në emrin e Qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme për përfaqësimin e denjë të vendit në arenën ndërkombëtare.
Temë qendrore e takimit ishin sfidat me të cilat ballafaqohet emërtimi i FFM-së si dhe reprezentacionit tonë të futbollit. Osmani potencoi detyrimet ligjore për zbatimin e emrit kushtetues për organizatat të cilat e përfaqësojnë vendin dhe të cilat në çfarëdo lloj mënyre pranojnë dotacione ose lloj tjetër të financimit nga shteti. Bashkëbiseduesti u pajtuan se kësaj teme do t’i qasen me vullnet dhe pozitivitet, me qëllim që të tejkalohen të gjitha mosmarrëveshjet dhe sfidat të cilat paraqiten.
Me këtë rast, Osmani e njoftoi Sejdinin se Ministria për Punë të Jashtme në kohë ka reaguar deri tek UEFA dhe mediat e huaja për përdorimin e gabuar të shtetësisë së anëtarëve të Organizatës dhe reprezentacionit, duke theksuar se UEFA në kohë i korrigjoi gabimet.
