Takim i Zaevit me misionin e FMN-së: Investimet kapitale mund të ndihmojnë në rimëkëmbjen dhe revitalizimin e ekonomisë

TË FUNDIT

Mick Schumacher pjesë e ekipit “Haas”

Mick Schumacher, djali i kampionit të botës në Formula 1, Michael Schumacher, pritet të jetë pjesë e...

Qeveria miraton tekstin e Projekt-Ligjit për Agjencinë e Intelegjencës

Qeveria sonte në seancën e saj të 24-të e miratoi tekstin e Projektligjit për Agjencinë e Inteligjencës.

Dua Lipa dominon në nominimet kryesore të “Grammy Awards 2021”

Dua Lipa, këngëtarja shqiptare me famë botërore, dominon në nominimet e “Grammy Awards 2021”.

Zvicër, sulm në një supermarket, policia nuk përjashton “motive terroriste”

Një grua zvicerane sulmoi dy gra të tjera, njërën me thikë, në një supermarket në Llugano, në...

Kinë, gjenden gjurmë virusi në paketimet në Dongguan

Autoritetet shëndetësore në qytetin Dongguan, në provincën kineze të Guangdong, zbuluan se dy kampionë të paketimeve ushqimore...

Kryeministri, Zoran Zaev mbajti takim online me shefen e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për vendin tonë, Berglojt Bjornson Barkbu, përfaqësuesen rezidente të FMN-së për Ballkanin Perëndimor, Shtefani Eble dhe ekonomistët e FMN-së në Uashington, si pjesë e konsultimeve të rregulla vjetore.

Takimi pati për qëllim informimin e pamjeve ekonomike, politikën fiskale dhe monetare, si dhe stabilitetin financiar në vend. Kryeministri Zaev e theksoi bashkëpunimin me FMN-në si shumë të rëndësishëm në më tepër aspekte mes të cilave edhe monitorimi i performancave ekonomike të vendit tonë.

Nga FMN vlerësojnë se realizimi dhe investimi në investimet kapitale në periudhën e ardhshme mund të ndihmojnë në zmadhimin e potencialit për rritjen e ekonomisë, me rekomandim në kushte të COVID-19 të vazhdohet me mbështetje të sistemit shëndetësor si prioritet, siç është paraparë edhe në Propozim-buxhetin për vitin 2021.

“Kriza momentale është mundësi për reforma sistematike dhe sipas trendeve, transformimi drejt ekonomisë së re zhvillimore me fokus digjitalizimin, energjetikën dhe resurset e ripërtërishme të energjisë, si dhe krijimi i ambientit të parashikueshëm dhe të favorshëm për investime të reja. Për këtë qëllim, krahas ballafaqimit me pandeminë po bëhen plane edhe në afat të mesëm dhe të gjatë për realizimin e politikave ekonomike, me qëllim që sektori real të mund të planifikojë aktivitetet investues. U theksua edhe rëndësia e aksionit koordinues për ballafaqim me ekonominë joformale, i cili dëmton Buxhetin e shtetit dhe subjektet e regjistruara të biznesit”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Siç u theksua në takim edhe gjatë krizës me KOVID-19 nuk duhet të harrohen reformat strukturore ekonomike të cilat janë parakusht për rritje të mëtejshme afatgjate.

Në takim u diskutua se pasojat nga kriza me KOVID-19 mbi ekonominë janë të dukshme, po janë zbutur përmes masave në kohë të cilat ishin kompetente, monetare dhe fiskale. U konkludua se nevojitet të vazhdohet me ndjekjen e vazhdueshme të gjendjeve, rregullimin e politikave dhe marrjen e masave në kohë në përputhje me situatën aktuale për të zbutur efektet

Në kontekst të rimëkëmbjes së ekonomisë vendore, nga përfaqësuesit e lartë të FMN-së u theksua se stabiliteti financiar është shumë i  rëndësishëm. Në këtë drejtim, sektori bankar i cili është shtyllë bartëse i sistemit financiar është stabil dhe i rëndësishëm për mbështetjen e ekonomisë edhe në periudhën e mëtejshme të revitalizimit. 

TË NGJAJSHME