Takim i kryetarit të Kuvendit, Xhaferi me ambasadoren e Malit të Zi, Marija Petroviq

Must Read

Marrëdhëniet ndërmjet Rusisë dhe RMV-së karakterizohen me miqësi, u tha në takimin Xhaferi-Bazdinkin

"Marrëdhëniet ndërmjet Federatës Ruse dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut karakterizohen me miqësi, bashkëpunim parimor dhe transparencë".

Angazhohem për një ekonomi konkurruese – tha zv/kryeministri Bytyqi

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, para gazetarëve deklaroi se angazhohe për një ekonomi konkurruese duke shtuar...

47 fëmijë dhe 14 të punësuar në çerdhe në izolim nga Covid-19

1 çerdhe e mbyllur, 47 fëmijë dhe 14 të punësuar në çerdhe janë në izolim nga Covid-19....
- Advertisement -

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, u takua me ambasadoren e Malit të Zi në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Marija Petroviq.

Siç kumtoi shërbimi i Kuvendit për media, ambasadorja Petroviq i drejtoi urime për rizgjedhjen Kryetarit Xhaferi, duke i dëshiruar mandat të suksesshëm, zhvillim të shpejtë dhe dinamikë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ajo shprehu shpresë se bashkëpunimi i hapur dhe miqësor dhe këmbimi i vizitave në nivel të lartë, të cilat ishin intensive në periudhën e kaluar, do të vazhdojnë edhe në të ardhme. Ambasadorja Petroviq foli shkurt edhe për gjendjen politike në Malin e Zi pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare.

- Advertisement -

Kryetari Xhaferi e përshëndeti avancimin e Malit të Zi në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe shprehu shpresë se vendi së shpejti do të arrijë të finalizojë atë pjesë të procesit të aderimit. Ai theksoi se pret deri në fund të vitit të organizohet edhe konferenca ndërqeveritare ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, që do të paraqiste edhe fillimin oficial të negociatave për anëtarësim.

Xhaferi informoi se pas zgjedhjeve parlamentare më 15 korrik të vitit 2020 dhe formimit të shumicës parlamentare, Kuvendi i formoi edhe trupat punues, a së shpejti do të formohen edhe delegacionet në asambletë ndërkombëtare dhe grupet parlamentare të bashkëpunimit. Në fund, ai shprehu bindjen se edhe në të ardhme do të vazhdojë bashkëpunimi i suksesshëm në kuadër të nismave rajonale ku marrin pjesë deputetë të dy shteteve./MIA

- Advertisement -
  • Tags
  • 4

Marrëdhëniet ndërmjet Rusisë dhe RMV-së karakterizohen me miqësi, u tha në takimin Xhaferi-Bazdinkin

"Marrëdhëniet ndërmjet Federatës Ruse dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut karakterizohen me miqësi, bashkëpunim parimor dhe transparencë". Kështu u...

Angazhohem për një ekonomi konkurruese – tha zv/kryeministri Bytyqi

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, para gazetarëve deklaroi se angazhohe për një ekonomi konkurruese duke shtuar se gjatë punësimit duhet të...

47 fëmijë dhe 14 të punësuar në çerdhe në izolim nga Covid-19

1 çerdhe e mbyllur, 47 fëmijë dhe 14 të punësuar në çerdhe janë në izolim nga Covid-19. Ky është bilanci i gjendjes...

Makron takohet me Tihanovskajan, premtoi ndihmë për ndërmjetësim në krizën politike në Bjellorusi

Presidenti i Francës, Emanuel Makron sot në Vilnus u takua me lideren e opozitës bjelloruse Svetllana Tihanovskaja, me ç’rast premtoi ndihmë për...

Deri në 150 milionë euro janë injektuar te sektori i biznesit me pakot ekonomike, tha Bytyqi

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi ka prezantuar sot pakon e katërt ekonomike. Duke folur për atë se sa mjete janë injektuar...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -