Në takimin koordinues ishin të pranishëm koordinatorët e Grupeve parlamentare të LSDM-së, BDI-së, VMRO DPMNE-së dhe përfaqësuesi i partisë politike Levica (E majta).
Takimin e jashtëzakonshëm koordinues e caktoi Kryetari i Kuvendit në drejtim të zhbllokimit të punës së përgjithshme të Kuvendit, përfshirë edhe punën e trupave punues, duke e marrë parasysh se puna e një pjese të trupave amë është bllokuar më shumë se 5 muaj. Premisa ishte paralajmëruar në deklaratat e të gjithë faktorëve politikë ditëve të kaluara. Koordinuesit e LSDM-së dhe VMRO DPMNE-së e njoftuan Kryetarin se për cilat pika është arritur pajtim për zhbllokim.
Kryetari theksoi se nuk guxon të ketë prioretizim të pikave të caktuara sepse liderët e partive politike janë marrë vesh për këtë jashtë Kuvendit, puna e Kuvendit duhet të zhbllokohet në çdo nivel dhe të gjitha partitë politike duhet të braktisin praktikën e mbajtjes peng të procesit të miratimit të ligjeve, mospasjes së kuorumit për shkak të shkaqeve të arsyeshme shëndetësore të deputetëve lidhur me pandeminë e KOVID-19, ose parashtrimin e numrit tejet të madh të amendamenteve për një ligj, duke e ngarkuar edhe shërbimin e Kuvendit e jo vetëm procesin ligjvënës. Kryetari theksoi se praktika e kushtëzimit nuk shkon në favor të askujt. Kryetari është përgjegjës për respektimin e Kushtetutës dhe Rregullores, për ruajtjen e dinjitetit të Kuvendit. Kuvendi është institucion shtetëror, duhet të punojë në atë mënyrë dhe në punë nuk guxon të ketë ultimatume.
Përfundimi i Takimit koordinues është se nesër (15 prill), Kuvendi vazhdon me punë me seancën 32, ndërsa për dinamikën e mëtejme të punës, do të koordinohen në plotësim
