Tajms: Liderët e BE-së do të duan plane të qarta veprimi në mungesë të marrëveshjes për Bregzitin

TË FUNDIT

Liderët e Bashkimit Evropian planifikojnë sot t’i kërkojnë Komisionit Evropian t’i shpallë planet e tij të veprimit në rast të refuzimit të marrëveshjes tregtare midis Unionit dhe Britanisë së Madhe pas Bregzitit, publikoi britanikja “Tajms”, duke iu referuar një diplomati të lartë të BE-së.

“Tani duhet të vendosim se cilat janë masat për raste urgjente (në rast të dështimit të marrëveshjes tregtare). 1 janari 2021 po afron dhe ne duhet të sigurohemi. E di që vendet-anëtare do të duan të shpallen masa që do të ndërmerren në rrethana të jashtëzakonshme”, tha diplomati për Tajms.

Ai shtoi se kërkesa për Komisionin Evropian është kryesisht një sinjal politik.

Sipas Tajms, marrëveshja midis Londrës dhe Brukselit mund të nënshkruhet të hënën.

Nuk është precizuar se cilët krerë të qeverive do të bëjnë një kërkesë të tillë, por qeveritë e Holandës, Francës dhe Belgjikës janë të shqetësuara për mungesën e një plani veprimi në rast të largimit pa marrëveshje, thekson gazeta.